Më i kërkuari i momentit, një tjetër klub hyn në garë për Armando Brojën

schedule12:56 - 11 Qershor, 2024

schedule 12:56 - 11 Qershor, 2024

Është padyshim ndër lojtarët më të kërkuar të momentin dhe të mendosh që ende nuk e ka treguar veten e tij, në Kampionatin Evropian të futbollit. “Bomberi” i Kombëtares sone, Armando Broja pritet të bëjë “hapin e madh” në karrierë sezonin e ardhshëm, ku nisja e një aventure të re larg “Bluve” të Chelsea do të përkthehej në një mundësi për të treguar potencialin e tij të vërtetë.

Pas “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, “Djajve” të Milan, francezëve të Monaco, si dhe anglezëve të Everton e Ëest Ham, tashmë një tjetër klub, goxha i njohur, në “kontinentin e vjetër” kërkon shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar, me këtë të fundit që shihet si opsioni perfekt për të forucar në maksimum repartin e sulmit.

Bëhet fjalë për gjermanët e Wolfsburg, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, tekniku Ralf Hazenhuttl e kërkon me ngulm “Legjionarin”, te skuadra e tij, pasi nën drejtimin e teknikut austriak, Broja pati edhe “shpërthimin e madh”, në kohën kur ishte i huazuar te Southampton, ku shënoi 9 gola, në 38 sfidat e Premier League, teksa ishte vetëm 20 vjeç.

Në atë kohë, austriaku ishte i lidhur shumë me Brojën dhe i kërkoi “Shenjtorëve”, që ta blinte por kjo nuk u realizua, gjithsesi, konkurrenca për Brojën është e madhe, pasi siç theksuam edhe më lart klube të mëdha janë vënë pas tij, ndërsa lëvizje konkrete kanë bërë “Kuqezinjtë” e Milan, të cilët kanë dërguar përfaqësues të klubit në Londër, si dhe “Blutë” e Everton. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!