“Me helm në gjuhë, me thikë në dorë po ja ngulin Shqipërisë pas shpine”, Spiropali “shigjeton” Metën në Kongres

schedule17:48 - 29 Shkurt, 2020

schedule 17:48 - 29 Shkurt, 2020

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur punimet ditën e djeshme. Në këtë Kongres, PS paraqet përpara anëtarëve të saj arritjet e qeverisë dhe objektivat e saj në vazhdim.

Gjatë Kongresit nuk është lënë pa përmendur edhe përplasja me Presidentin Meta.

Edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali shigjetoi indirekt Presidentin Meta gjatë fjalës së saj.

Spiropali tha se Shqipërisë dhe Edi Ramës i është bërë një deklaratë e pabesueshme mbështetje nga mbi 100 vende ku iu dha ndihmë 1.15 miliard euro për rindërtimin, por tani që Shqipëria pret me shpresë fillimin e e bisedimeve, për celjen e negociatave, kanë nisur ti ngulin sërish thikën pas shpine.

Reformat shtet ndërtuese me kryefjalën Reformë në Drejtësi që po nxjerr në rrugë jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar por edhe mbrojtësit e sistemit me kushtetutë në dorë, me helm në gjuhë dhe me thikë në dorë, për t’ja ngulur edhe një herë pas shpine Shqipërisë në një kohë kur Shqipërisë, qeverisë së saj dhe kryeminitrit Rama i është bërë një deklaratë e pabesueshme mbështetje nga mbi 100 vende, duke përfshirë shumicën e vendeve të BE. 1.15 miliardë për ndërtimin e për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, tani që Shqipëria pret me shpresë fillimin e bisedimeve për çeljen e negociatave, kanë nisur sërish ti  ngulin thikën pas shpine ata që janë mësuar vetëm ta zhvatin dhe kurrë ta qeverisin”, tha Spiropali.

Më tej Spiropali deklaroi se tashmë administrata publike është më e mirë dhe se qytetarët janë më të privilegjuar.

Spiropali tha se deri në fund të 2020, publikut do ti ofrohen më shumë se 90 % e shërbimeve, online, pra në mënyrë elektronike duke evituar radhët në zyra dhe dhënien e ryshfetit.

“Ne e shohim PS si instrument për Shqipërinë, ky është ndryshimi mes nesh dhe partive të tjera. Ne do të fitojmë përsëri në 2021 me Edi Ramës në krye.

Shëndetësia dhe arsimi janë shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit. Reformat shtet ndërtuese me kryefjalën Reformë në Drejtësi që po nxjerr në rrugë jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por edhe mbrojtësit e sistemit me kushtetutë në dorë, me helm në gjuhë dhe me thikë në dorë, për t’ja ngulur edhe një herë pas shpine Shqipërisë.

Në një kohë kur Shqipërisë, qeverisë së saj dhe kryeminitrit Rama i është bërë një deklaratë e pabesueshme mbështetje nga mbi 100 vende, duke përfshirë shumicën e vendeve të BE. 1.15 miliardë për ndërtimin e për rindërtimin e shqipërisë pas tërmetit, tani që Shqipëria pret me shpresë fillimin e bisedimeve për çeljen e negociatave, kanë nisur sërish ti  ngulin thikën pas shpine ata që janë mësuar vetëm ta zhvatin dhe kurrë ta qeverisin.

Por rruga jonë evropiane, e transformimit ka punë përpara dhe ne matemi vetëm me veten. Është  kjo arsyeja që slogani ynë ti nuk do jesh kurrë vetëm, nuk është slogan në letër por është moto jonë dhe në themel të ndryshimit të administratës tonë dhe shërbimeve publike që patë është pikërisht kjo moto, një administratë që ofron shërbime cilësore, që i shërben qytetarëve dhe nuk i sheh ata si skllevër.

Sa i përket vijimësisë të reformës online, të aplikimeve të shërbimeve publike,plani i veprimeve është si më poshtë:

1 janari shënoi hapin e parë me 472 aplikime të shërbimeve publike online, qershori i vitit 2020 shënon fazën e dytë me 395 aplikime të reja, dhe faza e tretë që përfundon në dhjetor 2020 me 394 aplikime online të shërbimeve publike të cilat në total do të përbëjnë mbi 90 % të shërbimeve publike do të mund të merren online.

Deri tani suksesi i padiskutuar, 421 000 aplikime online nga 6 janar-25 shkurt, nga të cilat 266 000 dokumenta me vulë elektronike.

Punonjësit e administratës në vend që të pinë kafe po trajnohen për të pritur qytetarët, për të bërë një punë kolosale, për të ngritur një sistem modern, ku qytetari është vërtetë i pari.

Performanca e administratës është më cilësore, nuk ka nevojë as për mik as për shok as për ryshfet, ka nevojë për një telefon, një klik dhe një zyrë shteti që përgjigjet. Ky model i jep fund radhëve, ndryshon respektin që ka qytetari për zyrat e shtetit”, tha Spiropali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!