Përmbytjet shkatërruese kanë goditur pjesë të Evropës perëndimore pasi reshjet rekord nxorën lumenjtë nga shtrati.
Të paktën 100 persona kanë humbur jetën në Gjermani dhe 22 vdekje janë raportuar në Belgjikë. Parashikimet sugjerojnë se shiu më i madh do të vijë në pjesën më të madhe të rajonit të premten.
Disa nga imazhet më dramatike vijnë nga fshati gjerman Schuld, në rrethin Ahrweiler të Rheinland-Pfalz, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.