Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Me firmosjen e marrëveshjes fillon zbatimi”/ Rama: Brenda 2 viteve Shqipëria do jetë ndër vendet më të sigurta në botë

schedule12:42 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 12:42 - 19 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zbatimi i teknologjisë së lartë në menaxhimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore do të sjellë një ndryshim rrënjësor në kontrollin e pronës publike dhe rendin në rrugët kombëtare.

Gjatë aktivitetit “Smart City Albania”, Rama theksoi se shkeljet në rrugë, dëmtimet e infrastrukturës dhe mungesa e reagimit nga autoritetet nuk do të tolerohen më, pasi sistemi i ri do t’i identifikojë automatikisht shkelësit dhe do të rrisë transparencën.

Sipas tij, me nisjen e zbatimit të marrëveshjes, rezultatet do të jenë të dukshme në një kohë të shkurtër, ndërsa brenda dy viteve Shqipëria synon të renditet mes vendeve më të sigurta në botë, duke përfituar si institucionet vendore ashtu edhe qytetarët e ndershëm.

“Cenimi i pronës, bëhet shumë më transparente ajo që ndodh me rrugët kombëtare. Policia Rrugore ka mbyllur sytë që të çahen rrugë, të bëhen gropa dhe lloj-lloj çudish në rrugët kombëtare. Kjo nuk do të lejohet më . Asnjë punonjës atje në sallë nuk do i mbyllë dot sytë më, sepse nuk ngelen vetëm në sytë e tij. Pastërtia është po ashtu një çështje. Sistemi sjell të gjithë shkelësit rresht në ekran, të sjell futura të identifikuara.

I identifikon dhe i sjell vetë. Është një revolucion që vjen në tërësinë  transformimeve që ne do të bëjmë në sajë të teknologjisë së lartë. Sot me firmosjen e marrëveshjes fillon zbatimi. Më herët se vonë, do të fillojmë që të shikojmë rezultatet. Është sigurt që në harkun e dy viteve Shqipëria do të jetë në rangun e vendeve më të sigurta të botës. Do të jetë shumë e vështirë në mos e pamundur që të lëvizës rrugëve të Shqipërisë për të bërë keq. Jam shumë i sigurt që me këtë projekt do të përfitojnë shumë edhe bashkitë, por edhe qytetarët e ndershëm, e përsëris do përfitojnë edhe drejtuesit e punonjësit e ndershëm”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!