I ftuar në Radarin Informativ në Abc News, presidenti i FSHF, Armand Duka foli për zhvillimin e finales së Conference League mes Romës dhe Feynoord e cila zhvillohet më 25 maj në Air Albania.
I pyetur se për cilën skuadër bën tifo, Duka tha se do donte që të ta fitonte Roma duke parë që në ekipin italian luan Marash Kumbulla.
Si u bë përzgjedhja për Shqipërinë?
Duka: Proceset janë standarde për organizmin e çdo eventi, federatat e interesuara marrin pjesë në tender, bëjnë kërkesë. Kushti i parë është padyshim stadiumi, pastaj kapaciteti i hotelerisë, kapaciteti i aeroportit, aksesimi. Të gjitha këto vlerësohen nga UEFA dhe kandidatët votohen. Në rastin konkret fitoi Shqipëri.
Finalja është e paparashikuar, varet edhe nga fakti që ke shumë pak kohët të rikuperosh. Është shumë e vështirë ta parashikosh, por duke pasur parasysh se jemi pak më afër Italisë, kemi dhe një futbollist në gjirin e Romës do doja ta fitonte Roma. /abcnews.al/