“Më erdhi me armë në dorë dhe u fut në shtëpi, flet gruaja që u kërcënua nga autori i vrasjes së Petrit Vuksanit

schedule11:28 - 4 Maj, 2023

schedule 11:28 - 4 Maj, 2023

Pas vrasjes së 51 vjeçarit Petrit Vuksani, autori i krimit kishte shkuar në një banesë dhe nën kërcënimin e armës i kishte kërkuar zonjës së shtëpisë që të mos ta tregojë në polici.

Në dëshminë  dhënë para uniformave blu grua e marrë “peng”, nga Lekë Vuksani është shprehur se 34 vjeçari e njihte mirë zonën se më përpara kishte jetuar në një shtëpi tjetër me qira.

Sipas saj ai është futur në banesë me armë në dorë dhe i ka kërkuar që të mos bëjë asnjë reagim.

 “Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

LEXO EDHE: DËSHMIA/ Vrasja për qiranë në Shkodër, nga përplasja tek ekzekutimi. Autori i dyshuar “zbërthen” skenën e krimit

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë 34 vjeçari ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij Petrit Vuksanin i cili kishte rreth një muaj i ardhur nga Anglia.

51 vjeçari shkoi për të nxjerrë jashtë Lekë Vuksanin që ia kishte dhënë shtëpinë me qira për shkak se nuk kishte kryer pagesat. 34 vjeçari u rikthye në banesë duke e gjetur të vetëm Petrit Vuksani ndërsa qëlloi ndaj tij me automatik duke e lënë të vdekur në vend, ngjarje që ndodhi më 2 prill rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.

Pas 21 orësh kërkimesh, policia e Shkodrës dhe Forcat Renea bënë arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj vrasje Lekë Vuksani si dhe u sekuestrua edhe arma e krimit. Viktima dhe autori nuk kanë asnjë lidhje gjaku mes tyre edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, vetëm njiheshin duke qenë se të dy janë nga Dukagjini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!