Personi që shihni në foto është Perikli Doçi, 37-vjeçari i kapur nga policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”.
Doçi lëvizte me një motomjet pa targa, në momentin kur policia i kërkoi të ndalonte.
37-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të Policisë, teksa arrestimi i tij u krye në afërsi të liqenit të Paskuqanit.
Gjatë kontrollit fizik dhe në motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde eksplozive, gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse dhe 1 armë zjarri pistoletë me municion.
Nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se 37-vjeçari më datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, Paskuqan 1, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit, në afërsi të urës së fshatit Tapizë.
Ndërkaq, më datë 17.10.2025, në rrugën “Unaza e Madhe”, Paskuqan 2, ai ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e një tjetër shtetasi, ngjarje nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale./abcnews.al


