“Më e keqja nuk ka ardhur ende”: Çfarë paralajmëron gazetari britanik mbi Ukrainën

schedule12:20 - 3 Mars, 2022

schedule 12:20 - 3 Mars, 2022

Gazetari i BBC në Lviv të Ukrainës, Fergal Keane thotë se më e keqja e kësaj lufte nuk ka ardhur ende. Ajo, sipas tij, do të vijë kur Putini të kuptojë plotësisht se nuk mund ta fitojë këtë luftë dhe të fillojë të bombardimin e ashpër të qyteteve.

Më poshtë, abcnews.al sjell argumentin e tij në shqip:

Momentet më të rrezikshme të këtij konflikti janë përpara dhe nuk kanë ndodhur ende. Përparimi rus po shkon më ngadalë dhe po përballet me rezistencë shumë më të madhe sesa priste Presidenti Putin. Ka probleme të rënda në logjistikë, komandë, morali dhe efektivitetit luftarak. Por rusët do të vazhdojnë betejën e tyre. Ndërkohë që ndodh kjo, viktimat civile në zonat e goditura nga bombardimet do të rriten.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Edhe pse sanksionet dhe bojkoti perëndimor kanë treguar një shkallë të rrallë unanimiteti mes vendeve, do të duhet kohë që ato të kenë një efekt. Ato nuk do ta ndalin këtë luftë. Kjo, sepse është kthyer në një luftë ekzistenciale për Vladimir Putini. Nëse ai humbet, ai e di se ditët e tij në pushtet janë me siguri të numëruara. Mundësia për t’u rrëzuar me një puç ose për t’u përballur me një gjykatë penale ndërkombëtare qarkullojnë në mendjen e tij në një situatë të tillë.

Qëllimi i tij është të heqë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një regjim kukull. Çdo gjë më pak se kjo e lë atë të pambrojtur ndaj një rezistence të pafundme në Ukrainë. Për ata që e njohin Ukrainën dhe se si ka ndryshuar gjatë tetë viteve të fundit, qëllimi i tij duket shumë jorealist, edhe nëse ai arrin një fitore ushtarake afatshkurtër.

Megjithatë, në këtë fazë, ai ka çdo arsye për të vazhduar luftën e tij, sado e madhe të jetë kostoja njerëzore.

Ukrainasit kanë treguar se janë më shumë se të zgjuar në luftën e informacionit. Ata përshtaten shpejt dhe janë novatorë në konfrontimet ushtarake. Ata luftojnë si njerëz që kanë frikë të humbasin atdheun e tyre ndaj një pushtuesi të huaj. Por duke u përballur me një forcë ushtarake me epërsi të jashtëzakonshme në numër, shpresa e tyre më e madhe është të tërheqin rusët në një luftë të vazhdueshme që do t’i shkatërrojë ata ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Ndërsa më shumë qytete bombardohen dhe Rusia shton vuajtje mbi civilët, ndërkohë që shfaqen detaje të krimeve të luftës, si do të reagojnë aleatët kur sanksionet nuk mund ta bëjnë artilerinë të heshtë?

Duke përjashtuar një përfshirje ushtarake, nga frika e një lufte të tmerrshme më të gjerë evropiane, Perëndimi do të duhet të mendojë se si do të reagojë ndaj pamjeve të qyteteve të shkatërruara që do të vijnë pas bombardimeve ruse.

Nuk ka përgjigje të lehta. Jemi vërtet në një peizazh të panjohur. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!