Më e dëgjuara e javës, kush është kënga që zbriti nga “froni” Mozzik dhe Kidën

schedule09:08 - 20 Korrik, 2020

schedule 09:08 - 20 Korrik, 2020

Xhensila dhe Ardian Bujupi u rikthyen sërish së bashku pas dy vitesh për të sjellë një tjetër këngë që rezultoi një sukses i menjëhershëm. “Panorama” një këngë me stil dhe klip veror arriti të bëhet brenda pak orëve një hit, duke thyer rekord klikimesh.

Sipas Billboard Albania, “Panorama” është kënga më e dëgjuar e javës që lamë pas, duke zbritur kështu nga froni reperin Mozzik dhe Kidën që mbajtën vendin e parë me këngën “Paranoja-Pishman”. E publikuar vetëm pak ditë më parë, kënga Panorama ka arritur të marrë rreth 8 milion klikime në Youtube.

Kënga gjithashtu duket se ka tejkaluar kufijtë, pasi tashmë është kthyer në një trend në Zvicër dhe disa vende të tjera europiane. Kujtojmë që dy vite më parë, ata publikuan projektin “Çika Çika” e cila gjithashtu rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm.

Kënga ka arritur të gjenerojë më shumë se 100 milion klikime në Youtube. Madje, Ardiani solli një version remix të kësaj kënge, kësaj here në bashkëpunim me artistin e njohur latin, Farruko. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!