“Më duhet një sulmues 30 golësh”, Guardiola hap portat për Harry Kane

schedule11:14 - 23 Maj, 2021

schedule 11:14 - 23 Maj, 2021

Manchester City ka qenë super sivjet, por sërish i ka munguar diçka për të qenë skuadra perfekte: një qendërsulmues. Dëshirën sheikët janë gati t’ia plotësojnë Pep Guardiolës në verë dhe Harry Kane është një opsionet për “Qytetarët”. Sulmuesi ka pranuar publikisht se kërkon të largohet nga Spurs.

Në një intervistë për mediet angleze Guardiola tregon nevojën për një sulmues, duke folur me shembuj, por në të njëjtën mënyrë i hap rrugën një sulmuesi si Harry Kane. Për Manchester Cityn është përfolur edhe Erling Haaland.

“Do të doja ta kisha një lojtar që shënon 50 gola në sezon, por asnjëherë nuk i bëj presion lojtarëve. Te Barça, Messi i shënoi 50 gola në sezon që në fillimet e tij. Henry gjithastu shënoi shumë në sezonin e tij të parë. Edhe Samuel Eto’o shënoi shumë.

Kur duhet të fitosh tituj, veçanërisht në Premier Legaue, vetëm një lojtar nuk të mjafton. Duhen të paktën tre lojtarë me nga 10 apo 12 gola secili, për të qenë konkurrues dhe statistikat tona flasin vetë. Por të kesh një sulmues 30 golësh do ndihmonte shumë”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!