“Më duhej të bëja 6 muaj palestër”, Cubi Metkaj flet për rolin në “Kukulla”: Do të hiqja dorë nga Klanifornia nëse…

schedule10:44 - 23 Maj, 2022

schedule 10:44 - 23 Maj, 2022

“Kukulla” ishte premiera e radhës që ngjitet në Skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Një komedi që trajton aktualitetin, e cila vjen nga regjisorja Elma Doresi nën interpretimin e aktorëve Klodian Hoxha dhe Cubi Metkaj. Për të folur për këtë, Elma dhe Cubi ishin të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Cubi tha se i është dashur që të bëjë disa muaj palestër për t’u përgatitur për rolin. Ajo shtoi se ndihej e emocionuar pasi ishte hera e parë pas katër vitesh që ngjitej në skenën e teatrit. “Kam 6 muaj që bëj palestër për këtë rol. Pas katër vitesh rikthim në teatër, shfaqja e fundit ka qenë në Teatrin Kombëtar.

Kisha shumë emocione, një ndjesi të çuditshme, më dukej sikur dilja për herë të parë në skenë. E kisha harruar pak impaktin me publikun“, tha aktorja. Ndërkohë, moderatori Alban Musa e ngacmoi dhe për mundësinë e largimit nga Klanifornia, spektakli i humorit ku është angazhuar së fundmi.

Aktorja nuk e përjashtoi mundësinë e largimit nëse do ta ftonin në Teatër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!