Me drogë në makinë, kapen “mat” në Kukës dy të rinjtë nga Prishtina

schedule11:52 - 24 Maj, 2021

schedule 11:52 - 24 Maj, 2021

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Të ndaluarit janë dy shtetasit A. V., 23 vjeç, dhe V. B., 22 vjeç, banues në Prishtinë.

Policia bën me dije se arrestimi i tyre është bërë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi A. V. ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës  e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. V. dhe V. B.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njeri nga të arrestuarit i shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për mashtrim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasve:

A.V., 23 vjeç, dhe V. B., 22 vjeç, banues në Prishtinë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi A. V. ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës  e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. V. dhe V. B.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!