Këngëtarja Miriam Cani në fillim të këtij viti u bën nënë për herë të dytë. Ndonëse është treguar e rezervuar përsa i përket imazhit të Duam-it, Miriam së fundmi ka postuar një foto në Instagram me të.
Këngëtarja ka vendosur të ndajë me ndjekësit një imazh me vogëlushin, teksa i bën dhe një premtim Duamit të vogël. “Sot dhe asnjëherë nuk do jesh vetëm, unë do jem aty me ty gjithë jetën”, shkruan Miriami.
Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë prindër të vajzës Ameli dhe të djalit Duam, i cili erdhi në jetë në janar të këtij viti. /abcnews.al
View this post on Instagram
Sot dhe asnjëherë nuk do jesh vetëm Unë do jem aty me ty gjithë jetën ❤️