Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Me Diellën shërbime më të mira për publikun”/ Rama: Përmes Inteligjencës Artificiale do pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet!

schedule12:15 - 20 Shtator, 2025

schedule 12:15 - 20 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh se pastrimi i legjislacionit nga mbivendosjet do të bëhet përmes Inteligjencës Artificiale.

Rama gjithashtu iu përgjigj edhe kritikëve për ministren e re Diella, duke thënë se falë teknologjisë, vendi ka një shërbim që shumë vende të tjera nuk e kanë. Duke e vlerësuar si një thesar, kryeministri nënvizoi se mund të ndihmojë për të përmirësuar shumë parametra të rëndësishme.  Me inteligjencë artificiale tha ai, do të ndryshojë komplet mënyra se si do të kontrollohen mallrat.

“Kur dikujt i thua i pavarur duhet ta përballosh edhe kur të sfidon. Duhet të mendojmë edhe për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile që njerëzit të mos harxhojnë para energji dhe të mos lënë mend e kokës në këto procese. Duhet të bëjmë kapërcime që kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear. Parafytyroni COVID dhe pa platformën E-Albania?! Sot falë teknologjisë kemi një shërbim që vende të zhvilluara nuk e kanë. Ata kanë administrata shumë më të strukturuara, por nuk e kanë këtë. Sot bëhet reagim i madh çfarë është ky provokim ministër shteti jo njeri. Unë mendoj që në një kohë shumë më të shkurtër ministrat jo njeri do jenë një realitet, do të vijnë shumë shpejt dhe ne mund ta bëjmë. Për të arritur t’i shërbejmë shumë më mirë publikut. Diskutojnë sot se si do të vjedhë Diella, sepse kur je hajdut aty të rri mendja… Nuk i shkon një njeriu normal mendja se si do vjedhë…por vetëm atyre që kanë mendje vetëm për të vjedhur…Por ku hyn korrupsioni në një proces tenderimi. Në dy faza procesi ka drejtësi…Faza e parë terma të referencës që mund të bëhen të orientuar, siç ishte një tender epik në 2013 që për të bërë një tunel ishte kriter që të ketë eksperiencë edhe në sisteme muzikore… E dyta tek gjykimi mbi dokumentacionin, jo nuk më ke sjellë letrën në kohë të sa punonjës ke…Tek termat e referencës Diella e bën të pamundur trajtimin me preferencial të dikujt përmes referencës dhe për këtë, ata që po merren me këtë, po punojnë. Dhe tjetra të gjitha dokumentet pafund që bëjnë kompanitë, janë fakte publike, sa punonjës ke e ka në sigurimet shoqërore, taksat…”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, do të ketë më shumë zyrtarë të krijuar përmes Inteligjencës Artificiale, që Rama i quajti “fëmijët” e “Diellës”.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti. Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear”, tha Edi Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!