Me diabet dhe probleme në mushkëri, mësuesja rrëfen si e mposhti koronavirusin

schedule14:35 - 30 Mars, 2020

schedule 14:35 - 30 Mars, 2020

Një mësuese e shkollës së mesme nga Anglia me diabet tip 1 ka treguar se si arriti të mposhtë koronavirusin

Sarah Hall, 26 vjeç, tregoi frikën që e kishte pushtuar, pasi kuptoi që ishte infektuar. Mësuesja vuan gjithashtu nga një sëmundje e quajtur A1AT, e cila prek mushkëritë dhe mëlçinë.

Në fillim të marsit, ajo filloi të shfaqte probleme shëndetësore, por ia vuri të gjithë fajin lodhjes dhe stresit të mësimdhënies.

Mirëpo, më pas ajo filloi të vëreje se ishte më e ndjeshme ndaj të ftohtit se zakonisht. Një ditë më pas filloi të kishte një kollë, e cila çoi në izolim për një periudhë prej 14 ditësh.

Pasi telefonoi urgjencën, asaj iu tha që ka të ngjarë që të kishte koronavirus. Por Sara vazhdoi të punonte nga shtëpia, pavarësisht se ndjehej shumë e lodhur.

“U përpoqa të ruaja qetësinë, piva shumë lëngje dhe e hoqa mendjen nga Covid 19”, rrëfen ajo.

/abcnews.al