Kërkon ndihmë nga policia/ Tiranë, vajza telefonoi: Po më dhunojnë. Por nuk u hap derën policëve

schedule13:33 - 9 Janar, 2025

schedule 13:33 - 9 Janar, 2025

“Nje telefonate per ndihme nga nje vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar ne sallen operative ngriti ne kembe policine e shtetit, u desh nderhyrja e forcave RENEA per nxjerre të rene nga apratmenti ne katin e 8.”

E reja e identifikuar si Sajma Qordja u dërgua nën asistencën e stafit mjekësor dhe pritet të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se banesa në katin e 8 të pallatit, është marrë një ditë më parë me qira ditore nga I dashuri I vajzës, ky I fundit kishte paguar edhe për apartamentin ngjitur por për këtë të fundit vajza nuk ka qenë në dijeni.

Paraditen e 9 janarit, policia është sinjalizuar se në apartamentin ngjitur me atë ku ishte vajza kishte armë.

Agjentë civilë kanë shkuar për verifikim dhe kanë gjetur apartamentin me derën e hapur i çrregullt dhe mbi tavolinë janë gjetur mbetje të lëndëve narkotike, dyshohet kokainë.

Më tej gjatë kontrollit janë gjetur dhe 2 armë zjarri, efektivët civilë kanë zbuluar emrin e pronarit të banesës dhe ky I fundit u ka treguar se I ka lëshuar me qira të dyja banesat.

Efektivët kanë trokitur në banesën ngjitur, aty ku ndodhej vajza dhe kanë tentuar ti bëjnë disa pyetje por kjo e fundit ka reaguar ashpër, duke ulëritur e duke mbyllur derën.

Më tej ka telefonuar sallën operative ku pretentoi se disa persona e kanë dhunuar, policia e efektivë të reneas rrethuan pallatin dhe bën të mundur pas disa orësh nxjerrjen e vajzës.

Burime thanë se Sajma Qordja nuk ka shenja dhunë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të dashurin e vajzës, i cili do të merret në pyetje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!