Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Me destinacion Belgjikën, kapet 220 milionë euro kokainë mes thasëve me sheqer

schedule10:38 - 17 Korrik, 2024

schedule 10:38 - 17 Korrik, 2024

Një sasi rekord prej 4 tonësh kokainë është sekuestruar nga njësia Antidrogë e policisë në Paraguaj. Droga me vlerë 220 milionë euro është gjetur e fshehur në thasë me sheqer që do të transportoheshin nga kryeqyteti Asuncion drejt portit të Antwerp në Belgjikë.

Operacioni është kryer nga një njësi speciale, e cila ka lokalizuar kontejnerët e dyshimtë në portin privat të Kaakupemit.

Sipas autoriteteve, operacioni nuk ka përfunduar ende dhe “mund të kemi më shumë surpriza”.



Sasia e sekuestruar 4,016 kilogramë  është një rekord historik për Paraguajin, siç edhe tha kreu i Sekretariatit Kombëtar Kundër Narkotikëve, Khalil Rashid, gjatë një konference për shtyp.

Kjo është ngarkesa më e madhe e drogës që është sekuestruar deri më sot”, konfirmoi zyrtari tatimor paraguaian Oscar Orue.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!