“Më dëgjo edhe këtë herë”, Tefik Osmani mesazh Edi Ramës

schedule13:33 - 30 Mars, 2020

schedule 13:33 - 30 Mars, 2020

Krizë në çdo fushë të jetës. Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 nuk e ka kursyer as futbollin, teksa është ndalur çdo aktivitet dhe të gjithë po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, sikurse edhe qeveria shqiptare ka vendosur.

FSHF, Liga Profesioniste e Futbollit, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dhe vetë lojtarët i janë drejtuar qeverisë, për t’i përfshirë edhe ata në skemën e kompensimit, pasi po e vuajnë edhe ata krizën e thellë ekonomike.

Tefik Osmani, i kujton kryeministrit Edi Rama vendimin e qeverisë së Kosovës, për të akorduar 5 milionë euro në ndihmë të sportit. Lojtari i Tiranës, në Instagram shkruan: “Edi Rama, ke momentin që të futesh në historinë e futbollit shqiptar. Më dëgjo edhe këtë herë”. /abcnews.al

Postimi i Osmanit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!