Një 17-vjeçar tek Kryqi i Kuq, pa asnjë sëmundje shoqëruese ndodhet në intubim për shkak të infektimit me koronavirus.
17-vjeçari duke qenë një pacient i ri, ka shkaktuar panik në Kryqin e Kuq në Greqi.
Adoleshenti u shtrua në spital javën e kaluar dhe deri të dielën qëndroi i shtruar në klinikë, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, u vendos menjëherë në intubim.
Ajo çfarë është vënë re nga mjekët janë dëmet e pësuara në mushkëri, po ashtu mediat greke shkruajnë që me ndërhyrjen e mjekësve, pritet në 24 orët e ardhshme gjendja e 17-vjeçarit të përmirësohet.
/abcnews.al/