Pak kujt i shkon në mendje se si një instrumentist nga alpet shqiptare të luajë kabanë e jugut me violinë.
Behet fjalë për Ndue Niken, njërin prej instrumentistëve të talentuar me çifteli, nga Nikaj Mertur i Tropojës.
Megjithëse instrumenti bazë i tij është çiftelia, Ndue tregon historinë e veçantë se si u lidh me violinën.
Nuk e ndan nga vetja në asnjë rast, por luan me pasion kudo ku i jepet rasti dhe e kërkojnë. Ndue Nika vjen nga një familje artistesh, është vëllai i këngëtarit të njohur Gëzim Nika.
Çiftelinë e ka mësuar që në moshën 5 vjeçare.
Ka shoqëruar të gjithë këngëtarët me emër të Tropojës, si Fatime Sokoli, Fatmira Breçani e shume rapsode të tjerë pa llogaritur ansamblin me emër Dardania të Tropojës.
Ndue Nika dëshiron dhe shpreson që dashurinë për muzikën e veçanërisht instrumentet e folklorit ta trashëgojnë edhe fëmijët e tij.
/abcnews.al/