Me certifikatë vaksinimi ose test PCR negativ, Maqedonia e Veriut hap kufirin me Greqinë

schedule07:45 - 14 Maj, 2021

schedule 07:45 - 14 Maj, 2021

Maqedonia e Veriut  këtë të premte ka hapur kufirin e kalimit me Maqedoninë e Veriut.

Pas vizitës së kryeministrit maqedonas Zaev në Greqi, tashmë qytetarët mund të kalojnë drejt Greqisë me një certifikatë vaksinimi apo test PCR negativ.

Në të kundërt, Greqia nuk ka marrë ende asnjë vendim për Maqedoninë e Veriut teksa këto ditë pritet një vendim i shtetit fqinj për vendet e treta jo anëtare në BE, përfshirë dhe Shqipërinë.

Gjatë vizitës në Athinë, Zaev foli jo vetëm për hapjen e kufirit, por dhe marrëveshjen e Prespës si dhe i kërkoi ndihmë Mitsotakisit për një zgjidhje  me veton e Bullgarisë për negociatat./abcnews.al