Me Berishën, por jo si Berisha/ Duka, aleancë me PD: Por unë nuk kandidoj më

schedule15:15 - 8 Janar, 2025

schedule 15:15 - 8 Janar, 2025

Këto do të jenë muajt e fundit të Agron Dukës në Parlament, derisa ulëset do të zihen nga deputetët që do të dalin nga vota e 11 majit.

“Unë nuk kandidoj më për parlament”

Këtë vendim, Duka thotë se e ka të mendur mirë dhe arsyeja lidhet me nevojën për figura të reja në politik, gjë që është diskutuar shpesh në politikën shqiptare.

“Është diskutuar përse kryetarët e partvie nuk i hapin rrugën të rinjve, unë këtë po bëj. Shqipëria ka nevojë për të rinj”

Megjithatë Duka do të vijojë të kryesojë Partinë Agrare Ambientaliste dhe nuk ka asnjë dilemë për aleancën me Berishën për 11 majin.

“Jemi në aleancë me PD dhe partitë e tjera opozitare. Do te kemi kandidatet tanë brenda listës se koalicionit, në të gjithë Shqiperinë”

Berishës Duka i kërkon deri në dy mandate të sigurta për të vetët në listë të mbyllur.

“Do te kemi 1 apo 2 kandidate ne listen e mbyllur, ende nuk kane mbaruar negociatat.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!