Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit me akuzën e trafikimit të armëve dhe municionit.
Sipas njoftimit të bluve, arrestimi i 44-vjeçarit u bë si rezultat i operacionit policor të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga shërbimet e Portit të Durrësit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit.
Në pranga ka rënë E. V., 44 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/Abcnews.al/