Me ardhjen e dimrit, a do ta ndihmojë Rusinë ‘mobilizimi ushtarak’ të fitojë luftën në Ukrainë?

schedule09:40 - 1 Tetor, 2022

schedule 09:40 - 1 Tetor, 2022

The Conversation

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Njoftimi i presidentit rus Vladimir Putin për “mobilizimin e  pjesshëm” të 300,000 rusëve për të luftuar në Ukrainë dukej vendimtar për luftën, por në fakt nuk është.

Vendimi zyrtar, i mishëruar nga Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ishte se rekrutimi do të përfshinte të rinj rusë me përvojë ushtarake dhe individë me aftësi të veçanta.

Kjo do të rezultojë në një vërshim të rusëve të patrajnuar, shpesh të moshuar dhe të pafuqishëm në vijën e frontit. Në rastin më të mirë, Putin do të fitojë më shumë kohë për t’u përgatitur për dimrin e ftohtë.

Në rastin më të keq do të rezultojë në kaos në fushën e betejës dhe masakër masive.

Sido që të jetë, vendimi do të thotë se rusët, si dhe personeli ushtarak dhe civilët ukrainas, do të sakrifikohen për shkak të mendjemadhësisë të Putinit.

Thirrja e rastësishme e Putinit

Paradoksalisht, thirrja e Putinit është njëkohësisht shumë selektive dhe në dukje e rastësishme. Pakicat etnike të Rusisë, shumë prej të cilave jetojnë larg qendrave kryesore të pushtetit të Moskës dhe Shën Petersburgut mbeten objektivat kryesore të përpjekjeve ruse të mobilizimit, raporton abcnews.al.

Në veçanti, Buryatë nga Lindja e Largët e Rusisë dhe dagestanët nga Kaukazi janë vënë në shënjestër. Ndërkohë, Putini vazhdon të izolojë elitat urbane, të cilat mund t’i shkaktojnë atij më shumë probleme nëse kundërshtojnë  luftën.

Ata që studiojnë në universitetet shtetërore të Rusisë, zakonisht fëmijët e privilegjuar të elitave të Putinit, të cilët do të bëhen brezi i ardhshëm i burokratëve, janë të përjashtuar nga mobilizimi.

Por ata që janë në rangun e dytë të institucioneve arsimore private, shpesh nga rajonet e Rusisë, kanë të drejtë të rekrutohen në kompani private ushtarake si grupi famëkeq Wagner, i udhëhequr nga Yevgenyi Progozhin.

Pra për nacionalistët vendas Rusia është “Roma e Tretë “, duke bashkuar në mënyrë paqësore njerëz nga etni dhe besime të ndryshme. Në fakt, siç ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme në historinë ruse, pakicat përdoren si mish për top në luftërat e Rusisë.

Disa rrethe  duket se funksionojnë sipas një sistemi kuotash, me policinë që shkon në vende publike dhe u bën thirrje kalimtarëve, duke përfshirë personat mbi 60 vjeç dhe ata me probleme kronike shëndetësore.

Në disa vende të tjera, demonstruesit kundër luftës si dhe kalimtarët e pafajshëm janë arrestuar dhe janë dërguar menjëherë në ushtri.

Rreth 261,000 rusë janë larguar deri më tani nga vendi.

Pse pikërisht tani?

E gjithë kjo është një recetë për fatkeqësi ushtarake. Por ka arsye të qarta pse Putini vendosi të njoftonte mobilizimin ushtarak, të cilit i kishte rezistuar prej kohësh.

Së pari, forcat ruse të vijës së ashpër kanë bërë thirrje që ai të bëjë më shumë  përpjekje për të mbështetur forcat e armatosura dhe për të hequr dorë nga mobilizimi.

Duke shpenzuar një sasi të madhe të municioneve të saj dhe duke dështuar në epërsinë ajrore, është e vështirë për forcat ruse të godasin me saktësi qendrat e komandës dhe kontrollit ukrainas, si dhe infrastrukturën kryesore siç është prodhimi i energjisë, raporton abcnews.al.

Mobilizimi i një force të madhe (për të cilën disa pretendojnë se në fund do të arrijë mbi një milion njerëz) është një mënyrë për t’u treguar kritikëve të tij vendas të linjës së ashpër që Putin po ju dëgjon.

Së dyti, një pjesë e madhe e forcave të armatosura të Rusisë (rreth 60-70% e kapacitetit të saj total) tashmë është angazhuar në Ukrainë. Dërgimi i rekrutëve të rinj do t’i lejojë forcat ruse të vijës së parë të pushojnë dhe të rigrupohen për një përpjekje të re në pranverë.

E gjithë kjo do të thotë se operacionet ruse në Ukrainë janë në pritje. Më e mira që ushtria e rekrutuar e Putinit mund të arrijë është të veprojë si një forcë bllokuese, ndërkohë që Moska teston durimin dhe gatishmërinë europiane për të përballuar koston e furnizimeve të energjisë.

Në të njëjtën kohë, Kremlini ka rritur vëmendjen ndaj kërcënimeve të tij për përdorimin e armëve bërthamore. Por deklarata e Putinit se ai “nuk po luan bllofin ” për sa i përket përdorimit të armëve bërthamore vështirë se duhet të nxisë besimin për fuqinë e pozicionit të tij.

Gjithnjë e më shumë të tij janë veprimet e një lideri tqë kërkon të nxisë forcë.

Një Putin i dobësuar

Kjo në vetvete është një enigmë si për Ukrainën ashtu edhe për Perëndimin nëse a mund të vendosë një Putin i dobësuar të sulmojë dhe në cilën pikë?

Siç ka sugjeruar Caitlin Talmadge, një eksperte  mbi strategjinë bërthamore në Shtetet e Bashkuara, udhëheqësit të përballur me disfata të sigurta mund të vendosin të ndërmarrin veprime që  mund të jenë irracionale, raporton abcnews.al.

Ndërsa përdorimi i armëve bërthamore taktike kundër objektivave të Ukrainës (dhe madje edhe të NATO-s) mund të shihet nga Putini si një opsion negativ, ai mund ta shohë atë si më të keqen e tij nëse situata strategjike vazhdon të përkeqësohet, ose nëse baza e tij e brendshme e fuqisë është në kërcënim.

Megjithatë, duhet të jemi gjithashtu të vetëdijshëm se kapitullimi i Perëndimit është pikërisht ajo që dëshiron Putini. Putini ka qenë i qëndrueshëm gjatë gjithë krizës në ndjekjen e një strategjie: t’i demonstrojë Ukrainës dhe mbështetësve të saj perëndimorë se ai është i prirur drejt rrezikut.

Në këto rrethana, dhe duke pasur parasysh se si sovraniteti ukrainas ashtu edhe besueshmëria perëndimore janë në linjë, është absolutisht e rëndësishme që kundërshtarët e Putinit t’i tregojnë atij se kush në fakt është më i fortë.

/abcnews.al