Me 75 vota parlamenti miraton raportin e mazhorancës dhe rrezon atë të opozitës. Tahiri i dorezohet pjesërisht drejtësisë

schedule12:07 - 25 Tetor, 2017

schedule 12:07 - 25 Tetor, 2017

Parlamenti voton dhënien e autorizimit për kontrollin personal, atë të banesës si dhe konfiskimin e pasaportës së deputetit Saimir Tahiri me 75 vota pro dhe 60 kundër. Pesë ishin deputetët të cilët nuk votuan. Raporti i miratuar ishte ai i propozuar nga mazhoranca. Edhe raporti i demokratëve, të cilët pranonin çdo kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, përfshi atë të arrestit të mundshëm, u hodh në votim. Rezultati tregoi një ngurtësi milimetrike në vendimmarrjen e deputetëve, prej të cilëve 60 votuan pro, 75 kundër dhe 5 deputetë nuk votuan, duke e rrëzuar kështu kërkesën e plotë të Prokurorisë të mbështetur nga demokratët në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.

 

https://youtu.be/peblLHIL-qE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!