Më 25 nëntor hiqet çadra e vaksinimit nga sheshi “Skënderbej”

schedule17:12 - 23 Nëntor, 2021

schedule 17:12 - 23 Nëntor, 2021

Shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin “Air Albania”. Lajmi është bërë me dije nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në rrjete sociale.

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID. Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes”, shkruan më tej ministria.

Vaksinimi anti-COVID është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Shifrat e COVID vijojnë të jenë të larta në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 218 raste të reja me koronavirus nga 2,008 testime të kryera. Ndërsa në spitale po marrin trajtim mjekësor 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!