Rikthehet Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme të Tiranës. 10 shfaqje do të ngjitën në skenën e ArTurbinës nga gjimnazistë dhe regjisorë të rinj, nga data 20 mars deri në 3 prill. E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila e konsideroi këtë projekt shumë domethënës për identifikimin e talenteve.
Nga skena e Arturbina do të nisë më 20 mars edicioni i dytë i teatrove mes gjimnazeve të Tiranës. 10 gjimnaze të Tiranës ngjisin në skenën e teatrit 10 shfaqje nga repertori i huaj dhe ai shqiptar. Në prezantimin e këtij projekti ishte edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila u shpreh entuziaste.
Edicioni i dytë i festivalit tek Arturbina, dt.20 mars-3 prill. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, mirëpret gjimnazistët, të cilët do të ngjiten në skenë.
Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme, në edicionin e dytë do të mbahet në ArTurbina. Gjimnazistët e dhjetë shkollave në Tiranë, do të ngjisin në skenën e teatrit shfaqje, si “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, “Shtëpi kukulle”, “Testamenti”, “Përtej horizontit” edhe të tjera, nën udhëheqjen e regjisorëve të rinj. Festivali u jep mundësinë, të gjithë të rinjve, që kanë talent dhe dëshirë për t’u marrë me art, që t’i zhvillojnë më tej njohuritë e tyre. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, mirëpret gjimnazistët, duke u uruar mirëseardhjen në teatër
Ndërsa, gjimnazistët ndanë mes tyre eksperiencën e fituar gjatë këtij udhëtimi.
Regjisorët e rinj që po punojnë në dhjetë shkolla të kryeqytetit, janë: Ledjan Gjeçi – “Arben Broci”, Algiona Aga – “Sami Frashëri”, Alba Shtembari – “Petro Nini Luarasi”, Deljana Topulli – “Aleks Buda”, Ledio Shehaj – “Andon Zako Çajupi”, Albi Dhima – “Qemal Stafa”, Françeska Hysi – “Ismail Qemali”, Marsel Greva – “Partizani”, Xhuliano Brisku – “Besnik Sykja”, Emiljano Bufazi – “Abdulla Keta”. /abcnews.al