Me 17 mijë euro të padeklaruara me vete, procedohet penalisht 34 vjeçari në Vlorë

schedule13:08 - 6 Qershor, 2023

schedule 13:08 - 6 Qershor, 2023

Një 34 vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare në Vlorë pasi ka tentuar që të futet me një shumë të hollash të padeklaruara.

Sipas policisë mësohet se i riu fshehu në automjet , 17 000 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 34-vjeçari.

Ndër të tjera në njoftimin e policisë thuhet se shuma e eurove të padeklaruara është gjetur në një valixhe me sendet personale të drejtuesit.

Policia Kufitare, kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, falë dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese që operojnë në kufi, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.   

Fshehu në automjet, 17 000 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 34-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në port Vlorë, në bashkëpunim me Frontex-in, përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s në Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues 34 vjeçarin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në valixhen me sendet personale të drejtuesit, shërbimet e Policisë gjetën 17 000 euro, të padeklaruara i riu, konform ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!