Më 15 mars mocioni me debat me Kryeministrin kërkuar nga PD

schedule12:00 - 22 Shkurt, 2018

schedule 12:00 - 22 Shkurt, 2018

Konferenca e Kryetarëve vendosi që mocioni me debat me Kryeministrin Rama i kërkuar nga Partia Demokratike të mbahet në 15 mars. Ligjvënësit demokratë dorëzuan këtë të martë në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin.

Në kërkesën e PD-së theksohet se përjashtimi i tyre është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale. Opozita  e kërkoi debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes, por ne mbledhjen e sotme Konferenca e Kryetareve vendosi zhvillimin e saj ne 15 mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!