Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më 11 maj, Shqipëria përtej të majtës dhe të djathtës”/ Rama: Votë për integrimin në BE

schedule08:42 - 11 Mars, 2025

schedule 08:42 - 11 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, Shqipëria më shumë se kurrë, duhet të jetë përtej të majtës dhe të djathtës.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Rama u shpreh se çdo shqiptar duhet të votojë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Më 11 maj, Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës dhe të djathtës, më 11 maj, çdo shqiptar e shqiptare, duhet të shkojë të votojë, por të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociateve me BE. Është hera e parë ku fjalitë standarde, ju duam në BE, perspektiva juaj ështëBE, janë të përputhura me vullnetin e BE. Është hapur një dritare mundësie. Për herë të parë, vota e shqiptarëve është edhe gjeopolitike, në funksion të Shqipërisë. Ne na duhet unitet, na duhet bashkim përtej partive, na duhet lidership, na duhet qëndrueshmëri. Kjo dritare e hapur mundësie, mund të mbyllet dhe mund të kthehemi prapë te avazi. Ky është momenti. Kemi një kalendar që është më ambiciozi në historinë e integrimit, duhet të bëjmë një punë 24 orë në 24 orë. Të gjitha afatet janë të ngushta dhe të përcaktuara. Nuk është një derë e hapur, është një dritare e hapur. Mos ta neglizhojë askush”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!