Më 1 korrik sipas ministrit të Drejtësis, Ulsi Manja do të fillojnë pagat e reja për policët e burgjeve. Po ashtu policët e burgut nga 1 korriku do të pajisen edhe me uniformat e reja.
Për Manjën qeveria e Edi Rama i mban gjithmonë fjalët dhe është në rrugën drejt mandatit të katërt.
“Më 1 korrik do fillojë paga e re për policinë e burgjeve. Po ashtu më 1 korrik do fillojnë procedurat për uniformat e reja për policët e burgjeve. Ne jemi qeveri i të mbajtjes së fjalës”
“Dikur Raporte të DASH sulmoheshin ndërsa ne mbajmë shënime dhe reagojmë me punë. Ne dimë ta bëjmë. Dhe jemi në rrugën e duhur për mandatin e katërt” tha Manja.
Të dënuarit do të punësohen në administratën e burgjeve dhe në sektorin privat.
Objektivi është që këtë vit të punësohen 800 të dënuar sipas Ulsi Manjas. Sipas Manjas, ambicia është që vitin tjetër numri i të dënuarve të punësuar të shkojë në 2000.
“ Jo vetëm strukturë, por shumë shpejt do të publikojmë dhe risitë e fundit që nuk kanë ndodhur në 30 vjet përsa i takon një sistemi mjaft të rëndësishëm. Jo vetëm në drejtim të kuadrit rregullator, por për herë në këtë vit do të kemi 800 të dënuar të punësuar si në administratën e burgjeve ashtu edhe në sektorin privat. Ambicia jonë është që vitin tjetër të shkojmë në 2000 të dënuar të punësuar. Dhe kur e bëj një premtim publik, sepse ndoshta keni harruar, por për punonjësit me uniformë të burgjeve premtuam barazi në trajtim si kolegët e tyre në Policinë e Shtetit dhe e bëmë. Më 1 Korrik fillojnë pagat e reja për punonjësit e policisë së burgjeve, siç kam premtuar në Korrik uniformat e reja për policinë e burgjeve”, u shpreh ministri i Drejtësisë Ulsi Manja
/abcnews.al/