McGonigal/ ”Rama po përdor një taktikë diversive”, Minxhozi: Protesta në Surrel? Qesharake

schedule11:29 - 23 Shkurt, 2023

schedule 11:29 - 23 Shkurt, 2023

TIRANË – Një taktikë diversive e ka konsideruar analisti Skënder Minxhozi, qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për cështjen McGonigal. I ftuar në studion e ABC Neës, Minxhozi komentoi edhe revolucionin e Sali Berishës për rrëzimin e qeverisë.

“Shtyrjen në afatin më të fundit kohor opozita kërkon ta shfrytëzojë për të treguar se shikoni po blen kohë, sepse është fajtor ka shkëmbyer informacion etj. Dhe kjo bën sens, cdo opozitë do përfitonte nga hezitimi i palës përballë, për të dalë fitimtarë.

Në anën tjetër gjykoj që vetë Rama po përdor një taktikë diversive, vajtja në Japoni një mënyrë për të shpërfillur krizën, për të heshtur rreth saj dhe për të mos e ushqyer me karburant.
Do të thoja që për McGonigal për sa kohë Rama nuk ka dalë në podium, mua më duket një qëndrim taktikisht i gabuar i kryeministrit, s’mund të evitosh Kuvendin dhe të dalësh në studio televizive.” u shpreh Minxhozi, ndërsa komentoi edhe deklaratat e Berishës se do i shkohet deri në Surrel nëse nuk jep përgjigje më 2 mars, ditën e caktuar për interpelancë në Kuvend.

“Kur ke pak qindra vetë, s’di si mund të shkosh. Pak njerëz nuk bëjnë lajm janë subjekt i forcave të rendit, është një politikë primitive që të bën të qeshësh. Opozita ka punë me institucionin e Ramës jo me njeriun privat Rama. Është qesharake dhe thellon hendekun mes fjalëve dhe veprave. E kemi biseduar se fjalët nuk i përkojnë aksionit. Me fjalë Berisha është në revolucion. Revolucioni kujton një përmbysje të madhe, tani a mund të ketë përmbysje me atë prezencë.” vijoi Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!