McGonigal prish ëndrrat e Doktorit/ “McGonigal”, asnjë hetim në Shqipëri. Zhduket Berisha, asnjë reagim

schedule15:11 - 23 Shtator, 2023

schedule 15:11 - 23 Shtator, 2023

Ndërkohë që Edi Rama drejtonte mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, shqiptari më i revoltuar ishte Sali Berisha.

Ai i ftonte shqiptarët të mbuloheshin nga turpi, pasi në tryezën më të madhe të globit, në Nju Jork, ne kishim dërguar jo një kryeministër, por një korruptues të zyrtarëve amerikanë që ishte nën hetim nga drejtësia atje për çështjen Mc Gonigal.

Pak ditë më pas, kur drejtësia amerikane foli për McGonigal, çuditërisht Sali Berisha është zhdukur, duke marrë me vete si gjithmonë baltën që kërkon t’ia hedhë të tjerëve.

Në Amerikë, McGonigal dhe prokurorët mbyllën hetimet duke pranuar të dy palët se ish-shefi i FBI-së kishte konsumuar vetëm një vepër penale:

Mos deklarimin e 225 mijë dollarëve. Asnjë akuzë tjetër. As korrupsion. As ndikim i paligjshëm. E aq më pak, implikim personash të tjerë.

Nën hetim nuk u morën as personat e përfolur si “Personi A” dhe “B”, e kurrëfarë gjurme nga ëndrrat e Sali Berishës për vënien e vetë kryeministrit shqiptar nën hetim.

Balta e tymi i shpërndarë me pasion të madh nga opozita prej një viti, u tretën si një stuhi në gotë. Politikani më i lartë non grata në Europë nuk gjeti dot as në këtë rast fijen e kashtës pas të cilës të mbahej për të motivuar etiketimin e tij si i korruptuar si pasojë e ndikimit të Edi Ramës në Pentagon përmes McGonigal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!