MC Kresha martohet sot, zbulohet kërkesa e rreptë për të ftuarit e dasmës

schedule08:04 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 08:04 - 15 Dhjetor, 2019

Reperi i njohur nga Kosova MC Kresha do t’i japë fund beqarisë. Dasma do të zhvillohet këtë të dielë.

Këngëtari do të kurorëzojë në martesë lidhjen e tij me Erzina Shehun. Ndërkohë, ceremonia do të jetë tërësisht private, me rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të Prishtinës.

Festa ka nisur që mbrëmë dhe Erzina ka mbledhur familjaret dhe shoqet në atë që njihet si nata e vajzave apo ndryshe kanagjeqi.

Ndërkohë, Prive.al bën me dije se të ftuarve u është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive nga dasma.

Teksa fansat presin me padurim ndonjë foto nga dasma e këngëtarit, një gjë e tillë mbetet për tu parë nëse do te ndodhë./abcnews.al