Mbytja e jahtit luksoz, gjendet trupi i manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij

schedule17:54 - 21 Gusht, 2024

schedule 17:54 - 21 Gusht, 2024

Dy trupa të tjerë janë gjetur në rrënojat e jahtit “Bayesian” që u mbyt pranë Palermos , Siçili. Lajmi u konfirmua nga shërbimi i mbrojtjes civile siciliane për mediat e huaja.

Siç raporton British Telegraph, dy prej trupave të gjetur janë konfirmuar se i përkasin Mike Lynch dhe vajzës së tij Hannah.

Drejtori i përgjithshëm i mbrojtjes civile të Siçilisë, Salvo Cocina, ndër të tjera ka shprehur ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë: “Në emrin tim dhe kolegëve të mi, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe t’u shpreh ngushëllimet tona për këtë ngjarje të rëndë”.

Më herët brenda në anije u gjetën edhe dy trupa të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Gjashtë persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.