Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë për mediat këtë të mërkurë ka komentuar mbytjen e anijes në Pylos ku si pasojë humbën jetën dhjetëra emigrantë.
Ajo është shprehur se një ngjarje e tillë ishte e tmerrshme.
Ndërkaq ajo ka paralajmëruar 15 miliardë euro për emigracionin, ndërsa theksoi se “madhësia e sfidave” sot “kërkon të japim përgjigje urgjente dhe të shpejta”, ku theksoi rëndësinë e forcimit të kufijve të jashtëm të BE-së.
“Ne duhet të punojmë më intensivisht me fqinjët tanë për të nxitur zhvillimin ekonomik, për të stabilizuar këto vende. Ne kemi nevojë për një buxhet shtesë për refugjatët sirianë në Siri, Liban, Jordani, Turqi… Për rrugën jugore të emigracionit, për Ballkanin Perëndimor për partnerët në mbarë botën në krizat humanitare dhe fatkeqësitë natyrore dhe të ruajmë kapacitetin tonë për t’iu përgjigjur krizave humanitare dhe fatkeqësive natyrore“, ka thënë ajo/abcnews.al