Trupat e 17 emigrantëve të pajetë nga anija e mbytur në Pylos, Greqi,u gjetën në ujërat ndërkombëtare.
Lajmi për gjetjen e trupave të pajetë është bërë nga zyrtarë të Rojës bregdetare.
Mediat greke shkruajnë se hetimet nga Roja Bregdetare janë në ende në vijim, ndërkohë që sipas informacioneve skafi i peshkimit i përmbysur është 30 metra i gjatë dhe mbante të paktën 400 emigrantë.
Gjithsej 104 emigrantë janë shpëtuar deri më tani. Ata janë marrë nga EKAV dhe po transportohen me helikopter në spitalin e Kalamatës me hipotermi. Ndërkohë 100 të tjerët janë transferuar në portin e Kalamatës./abcnews.al