Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

schedule15:31 - 3 Korrik, 2023

schedule 15:31 - 3 Korrik, 2023

GOLEM- Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut si pasojë e mbytjes në det. Viktimë ka mbetur një i moshuar nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në breg të detit teksa ka qenë duke u larë.

Ngjarja është regjistruar disa minuta më parë në plazhin e Golemit në Kavajë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi pajetë është dërguar në morgin e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë/ n.m.abcnews.al