Mbytet në lumin Mat 14 vjeçari, gjendet një ditë më pas

schedule11:56 - 10 Gusht, 2018

schedule 11:56 - 10 Gusht, 2018

Hedhja nga “Ura e Zogut” për t’u larë në lumin e Matit ka rezultuar fatale për një 14 vjeçar i cili ka humbur jetën.

Teksa po lahej me shokët e tij në Milot të Kurbinit adoleshenti është zhdukur për t’u gjetur një ditë më pas.

Ngjarja ka ndodhur me datën 9 rreth orës 16:00 në lumin e Matit, në vendin e quajtur “Ura e Zogut”, ndërsa trupi i pa jetë u gjet sot rreth orës 11:00.

Familjarë, banorë të zonës si dhe forca policie kanë kërkuar gjatë gjithë natës, ndërsa vetëm sot kanë arritur të gjejnë trupin e 14 vjeçarit pranë këmbëve të urës.

Ky lum frekuentohet nga banorë të Milotit, Rrëshenit dhe fshatrave përreth edhe për t’u larë, por hedhja nga ura si një mënyrë trampoline mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. /abcnews.al