Mbytet në liqenin e Farkës 12 vjeçari

schedule15:10 - 5 Qershor, 2018

schedule 15:10 - 5 Qershor, 2018

Një 12-vjeçar u mbyt në liqenin e Farkës mesditën e së martës, ku kishte hyrë për t’u larë, bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij. Ngjarja ndodhi pranë digës së liqenit, ndërsa trupi i pajetë i të miturit, kishte mbetur në thellësinë e disa barishteve.

Kanë qenë shokët e 12-vjeçarit me inicialet D.D., që njoftuan policinë dhe familjarët e të ndjerit.

Pas shumë kërkimesh polumbarët e forcave RENEA, të ndihmuar, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës bënë të mundur nxjerrjen nga thellësia e liqenit të 12-vjeçarit. Sipas policisë së Tiranës, dyshohet se mbytja e të miturit ka qenë aksidentale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!