Një grua është mbytur në det mëngjesin e së martës. Bëhet fjalë për një 60-vjeçare ndërsa ngjarja ka ndodhur në Golem.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës. 60-vjeçarja K.K., banonte në Elbasan dhe dyshohet të jetë mbytur ndërsa lahej në det.
Abcnews.al mëson se kanë qenë pushuesit ata që e kanë gjetur gruan të pajetë në ujë.
Ata janë munduar që t’i japin ndihmën e parë, por përpjekjet kanë rezultuar të kota. Ambulanca mësohet të ketë ardhur në vendin e ngjarjes pas 30 minutash.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /abcnews.al/