Një tjetër tragjedi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënës në verilindje të Lesvos ka humbur jetën katër emigrant.
Sipas mediave greke të paktën katër emigrantë janë gjetur të vdekur, ndërsa 19 persona janë gjetur të gjallë, të cilët janë dërguar në portin e Mytilinit.
Anija sipas informacioneve ndodhej tre milje detare brenda ujërave territoriale turke. Por, autoritetet turke, pavarësisht se u informuan për këtë, nuk u përgjigjën, ndaj nga dhoma e operacionit u dha urdhër që roja bregdetare greke të vijojë me shpëtimin. /abcnews.al