Mbytën të riun me litar dhe e hodhën në rezervuar, lihen në burg tre të akuzuarit në Korçë

schedule13:59 - 20 Qershor, 2022

schedule 13:59 - 20 Qershor, 2022

Janë lënë në burg, tre të arrestuarit për vrasjen e të riut Martin Çeço në Maliq të Korçës.  Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. Pasi varën 26-vejçarin, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

Autorët dyshohet se pasi e kanë mbytur me litar 26-vjeçarin e kanë futur rezervuar për të fshehur gjurmët ndërsa jashtë tij kanë lënë shapkat e të riut për të krijuar dyshimet për vetëvrasje.

Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një vajzë. Burime bëjnë me dije se Martin Çeço kishte njohje me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht. Për këtë fakt janë vënë në dijeni autorët të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë këtë bisedë pasi njëri prej tyre ishte në lidhje me vajzën. /abcnews.al