Hetuesit greke kanë identifikuar si të dyshuar kryesorë tre shqiptarë për grabitjen në periferi të Athinës, që përfundoi me fundin tragjik të një 20-vjeçareje britanike, të cilën e mbytën në sy të foshnjës.
Mediat greke shkruajnë se grupi hetimor i ka kërkuar informacion ambasadës shqiptare në Athinë për tre personat e dyshuar, nëse janë të skeduar në Shqipëri dhe për lëvizjet e tyre.
Lexo edhe: Kush janë tre shqiptarët e dyshuar për mbytjen e 20-vjeçares në sy të foshnjës
Të njëjtën procedurë autoritetet greke pritet që të ndjekin edhe me ambasadat e tjera, të Rumanisë, Bullgarisë apo edhe Gjeorgjisë për të dyshuarit.
Nga hetimet ka rezultuar se grabitja e banesës së pilotit 32-vjeçar në Glyka Neras që i vranë gruan ka ngjashmëri me atë të instruktorit të tij, i cili po ashtu disa kohë më parë ishte grabitur me dhunë dhe agresorët i kishin goditur gruan, e cila përfundoi në spital. d.b/Abcnews.al