Numri i madh i rasteve dhe i viktimave si pasojë e Covid-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte kundër përhapjes së virusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Gazeta Express.
Në kuadër të masave të reja është paraparë edhe rikthimi i orës policore. Këto masa do të zgjasin nga 1 deri më 13 shtator.
Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren
-
- Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
- Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës
- Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
- Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
- Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
- Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.