TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në “Real Story” e quajti absurd vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e rrjetit social “Tik Tok”.
Ai theksoi se ky vendim është akt censure dhe cenon mendimin e lirë.
Gjatë bisedës me gazetarin Sokol Balla, Qori theksoi se mbyllja e Tik Tok cenon edhe ato biznese të vogla, të cilat nuk kanë para për të paguar reklama në mediat tradicionale.
“Përdorimi VPN nuk është i paligjshëm. As në Shqipëri as në vendet e tjera të votës, sa kohë nuk është i paligjshëm, është i ligjshëm. Mbyllja e Tik Tok nga qeveria është një akt i rëndë censure, që cenon shprehjen e lirë të mendimit politik dhe e bën shumë të pabarabartë garën politike.
Ne në rrjete sociale kemi gjetur hapësirën, që nuk e kemi gjetur në mediat tradicionale . Kemi gjetur një publik mjaft të gjerë. Adresa ime në Tik Tok mund të jetë ndoshta adresa e dytë sa i takon popullaritetit pas asaj të Edi Ramës.
Një vendim brutal një muaj e pak para zgjedhjeve, që na mbyll këtë kanal komunikimi është i rrezikshëm politikisht dhe një precedent që nuk duhet të kishte ndodhur. Mbylla e Tik Tok cenon bizneset e vogla, ata që nuk kanë mundësi të paguajnë reklamë nëpër televizione dhe përdorin rrjetet sociale, sidomos Tik Tok për të afirmuar veten.
Po unë nuk e ka problem të shkel edhe ligji, kur mendoj se shkelja e ligjit është e justifikueshme moralisht. Nëse unë mendoj se një protestë është e drejtë, dhe Policia të çon një shkresë dhe të thotë: Jo, ti s’ke për ta bërë protestën se pengon trafikun.
Unë mendoj se jam në të drejtën time të protestoj, pavarësisht se institucioni ligjzbatuese për mendimin tim ka shkelur një ligj ende më të rëndësishëm por edhe nuk është shprehur gjykata për të. Mendoj që urdhri i policisë duhet sfiduar, sigurisht në mënyre paqësore”, tha ai./abcnews.al