Mbyllja e Tik Tok/ Rama takon zyrtaren e kompanisë: E rihapim kur të ketë garanci

schedule14:30 - 21 Janar, 2025

schedule 14:30 - 21 Janar, 2025

Një muaj pasi paralajmëroi mbylljen e rrjetit social të TIK TOK, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të Tik Tokut për Europën, Christinë Grahn.

Nga Davosi, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, kreu I qeverisë ndau detaje nga bisedimet mbi vendimin e qeverisë për të mbyllur përkohësisht aksesin në këtë platformë dhe rihapjen e tij në një moment të përshtatshëm.

“Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”.

Për herë të parë, vendimi për mbylljen e TIK TOK u lajmërua nga kryeministri Rama në muajin dhjetor gjatë prezantimit të planit të Veprimit për Sigurinë në Shkolla. Nisma u ndërmorr në konsultim me komunitetin e prindërve dhe mësuesve pas ngjarjes tragjike ku mbeti I vrarë 14-vjecari Martin Cani nga bashkëmoshatari I tij.

Pas mbylljes së tij Tik Tok, Rama tha se do të jenë pikërisht ekspertët vendas dhe të huaj ata të cilët do të përcaktojnë sesi do të rihapet, duke ndjekur në këtë mënyrë edhe praktikat më të mira ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!