“Mbyllja e Tik Tok, gjëja e duhur”/ Rama në shkollën “Besnik Sykja”: Më shumë programe për fëmijët pas mësimit

schedule16:43 - 2 Prill, 2025

schedule 16:43 - 2 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama e cilëson hap të duhur mbylljen e Tik Tok.

Në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, Rama u shpreh se do të ketë më shumë programe për fëmijët pas mësimit.

“Mendoj se mbyllja e Tik Tok ishte gjëja e duhur. Nuk ishte hap i lehtë. Nuk duhet të dorëzohemi, duhet të ngremë në nivel tjetër ndërveprimin mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve. Do bëjmë çmos që shkolla të rrisë informacionin për prindërit, por edhe raporte të dedikuara për çdo fëmijë dhe të zgjerojmë hapësirën e gjithçkaje që mund t’iu ofrojmë nxënësve pas mësimit, duke fuqizuar programin e sportit, artit, të zejeve dhe duke rritur numrin e adresave ku fëmijët mund të kenë aktivitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!