Mbyllja e shkollave pa afat, Nora Malaj sqaron dy propozimet që mund të ndihmojnë mësuesit dhe nxënësit

schedule17:36 - 1 Prill, 2020

schedule 17:36 - 1 Prill, 2020

Ish-Zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj në një lidhje më “ABC News” ka folur për vendimin e mbylljes së shkollave pa afat.

Malaj theksoi se mësuesve duhet ti jepen lehtësira në këtë situatë të pandemisë. Gjithashtu ajo theksoi se Ministria e Arsimit në çdo udhëzim duhet të tregohet shumë e suksesshme.

“Duhet të krijohen mekanizma ndihmëse pasi në këtë situatë që ndodhemi  jemi të traumatizuar si popullatë ”, u shpreh Malaj.

Më tej Malaj theksoi se duhet ristrukturuar një program për të ndihmuar nxënësit dhe mësuesit me provimet e lirimit. Me vendimet e fundit të qeverisë për masat parandaluese të COVID-19 është vendosur mbyllja e shkollave pa afat.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo se çfarë mund të bëhet me provimet e lirimit, Malaj sqaroi dy propozime që sipas saj mund të jenë efikase dhe mund të ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit.

Malaj: Me urdhrin e fundit që ka dalë pa afat, do të bëja dy propozime: “ose të jepet në një format online, por kjo duhet realizuar me korrektësi.  Mund të bëhet sipas modeleve ndërkombëtare.

Gjithashtu propozimi i dytë është që në një periudhë të caktuar të verës mund të realizohen përsëri provime, por të reduktuara për të ndihmuar maturantët. Theksoj që duhet të rindërtohet programi për të ndihmuar mësuesit dhe nxënësit. Vlerësimi duhet të fillojë nga pozitiviteti./abcnews.al