Mbyllja e grevës në Ballsh, Rama: Caktoni përfaqësinë, nesër do të jem vetë aty me ju

schedule11:06 - 8 Nëntor, 2020

schedule 11:06 - 8 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit se gratë e Ballshit kishin vendosur që të dilnin nga greva për të dialoguar me të.

Rama përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar lajm të mirë vendimin e grevistëve për të dalë nga shteti.

LEXO EDHE: Gratë naftëtare: Dalim nga greva për 2 orë për të dialoguar me Ramën

Shefi i qeverisë ndër të tjera në reagimin e tij shkruan se tashmë mjafton që ato të caktojnë përfaqësinë e tyre dhe ai nesër do të shkojë që të takohet dhe të dialogojë me to.

Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!